Politike

Përmbytjet në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës dhuron 50 mijë euro

10 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Përmbytjet në Komunën e Preshevës, Bashkia e Tiranës

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka akorduar 50 mijë euro ndihmë për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Sikurse premtoi pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj, në Këshillin Bashkiak miratoi ditën e sotme vendimin për dhënien e ndihmës financiare në shumën 50 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Komunën e Preshevës.

Pak ditë më parë, Kryetarja e Komunës Ardita Sinani përcolli shqetësimin mbi situatën e vështirë të krijuar në Komunën e Preshevës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve, shtëpi private, kryesisht në dy fshatra Rahovicë dhe Raincë, dëmtime në disa ura dhe disa rrugë.

Ajo kërkoi mbështetjen nga Bashkia e Tiranës me qëllim përballimin e këtyre pasojave.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia tirane bashkia tirane dhuron 50 mije euro per presheven bashkia tirane bashkia tirane dhuron 50 mije euro per presheven

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2021, 20:44

TIRANË– Kunja në distancë mes moderatorit Blendi Fevziu dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Ky i fundit është ankuar sepse e la të fli...