Aktualitet

EMRI/ I kishte premtuar vendet e BE! Kush është shoferja nga Pogradeci që po transportonte emigrantë me makinën e saj

9 Qershor 2021, 19:26 Nga DOSJA
EMRI/ I kishte premtuar vendet e BE! Kush është shoferja nga Pogradeci

KORÇË– Pas një aksioni blic të policisë së Pogradecit u bë e mundur arrestimi i 26-vjeçares, Xhuliana Hoxha. Kjo e fundit, kundrejt shpërblimit, i kishte premtuar 2 emigrantëve nga Siria se do t’i dërgonte në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, ajo u kap pranë fshatit Grabovicë duke transportuar në drejtim të Tiranës me makinën e saj tip ‘Benz’. Ndërkohë që ende po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 26-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.

Kjo shtetase është kapur nga shërbimet e policisë, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni perimetri policia e shtetit operacioni perimetri policia e shtetit

Sondazh

Poll