Aktualitet

“Ato zonjat na thanë do të vrasim”/ Protesta për ujin vazhdon nga banorët e Lumasit, nxirren me dhunë nga zyra

9 Qershor 2021, 18:27 Nga DOSJA
“Ato zonjat na thanë do të vrasim”/ Protesta për ujin

KUÇOVË– Ditën e sotme banorët e Lumasit kanë vijuar protestën përballë ndërtesës të ish Komunës, sot njësia administrative Kuçovë. Ata kanë dalë sërish për mbrojtjen e ujit pasi po u cenohet sipas tyre jetesa në këtë zonë.

‘Sot kemi ardhur në komunë t’ia bëjmë të qartë kryetarit nëse nuk çon zërin tonë lart do ta nxjerrim nga zyra pasi ai nuk na përfaqëson ne si banor por është pro atyre që po na sulmojnë dhe marrin ujin.’- janë shprehur ata.

Më pas banorët kanë hyrë me forcë në institucionin e Komunës ku dhe kanë debatuar me kryeadministratorin, ky i fundit është përpjekur t’i qetësojë ndërkohë është lajmëruar edhe policia, e cila ka nxjerrë forcërisht banorët të cilët kanë vijuar jashtë ndërtesës sërish protestën e tyre.

“Ato zonjat më zaptuan, më futën thonjtë, do të vrasim, do të shqyejmë, do të bëjmë gropën, do të varrosim thanë,” tha një banore.

Për dy muaj me radhë banorët e Lumasit ngrenë shqetësimin e tyre në lidhje me një tender e fituar nga një firmë private për ndërtimin e një ujësjellësi në këtë zonë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste banoret e lumasit ne proteste

Sondazh

Poll