Aktualitet

Aksident me pasojë vdekjen në Sukth! Makina ‘BMW’ përplas këmbësoren, 72-vjeçarja ndërron jetën në vend

9 Qershor 2021, 18:01 Nga DOSJA
Aksident me pasojë vdekjen në Sukth! Makina ‘BMW’

DURRËS– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Sukth të Durrësit. Një makinë tip ‘BMW’ ka përplasur për vdekje këmbësoren 72-vjeçare. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.06.2021, rreth orës 19:00, në Sukth, Durrës, shtetasi A. A., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen N. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.Drejtuesi i mjetit eshte i pajisur me leje drejtimi, si dhe eshte shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Nga testi i kryer eshte konstatuar se nuk ka perdorur pije alkoolike.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sukth aksident ne sukth

Sondazh

Poll