Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Gjermani/ DETAJET: Biznesmeni serb e qëlloi për vetëmbrojtje, nuk kishte rrugë tjetër

9 Qershor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit në Gjermani/ DETAJET: Biznesmeni serb e qëlloi

GJERMANI– Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së shqiptarit në Hanoverit të Gjermanisë, ku viktimë mbeti 30-vjeçari Armin Neziri.

Autori i krimit është një tjetër shqiptar i Kosovës i quajtur Rinor Z., një 32-vjeçar me shtetësi gjermano-serbe, për të cilin mediat raportojnë se është me prejardhje poashtu nga Kosova. Ky i fundit është vetëdorëzuar në polici një ditë më parë. Sipas gazetës BILD, ekziston mundësia që Rinori të ketë qëlluar për vetëmbrojtje.

Rinori, një sipërmarrës ndërtimi në Gjermani, ka heshtur përpara policisë. Por avokati i tij tha se ai ishte i detyruar që të qëllonte pasi nuk kishte rrugë tjetër. Avokati po ashtu ka thënë se nuk do të ketë gjakmarrje apo hakmarrje për këtë rast.

“Mosmarrëveshja u përshkallëzua në atë pikë sa të paktën një e shtënë u bë nga vetura Mercedes-Benz. Pak kohë më pas, vetura Porsche shpejtoi, e kaloi udhëkryqin dhe goditi një shenjë trafiku në anën e kundërt të rrugës. Personi 30-vjeçar në Porsche doli nga vetura dhe ra në tokë. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë nga shërbimi i shpëtimit, burri vdiq në vendin e ngjarjes,” tha prokuroria.

Armini ishte një emër i njohur për policinë pasi kishte vrarë një person në vitin 2017 pas një sherri për një femër.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armin neziri rinor vritet shqiptari ne gjermani armin neziri rinor vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll