Aktualitet

‘GËNJESHTËR’/ Gazetarja hedh poshtë deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë: I sfidoj! Tregoni kur u mblodhëm dhe kush m

9 Qershor 2021, 17:00 Nga DOSJA
‘GËNJESHTËR’/ Gazetarja hedh poshtë deklaratën e

TIRANË– Gazetarja Esiona Konomi ka hedhur poshtë deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën shkruanin se i kanë informuar median për vazhdimësinë e sistemit të informimit. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Konomi shkruan se kjo është gënjeshtër pasi Kuvendi nuk ka zhvilluar asnjë konsultë për shpjegim. Ajo sfidon Kuvendin që ti tregojë se kur janë mbledhur, kush kanë qënë pjesmarrës si dhe cilat kanë qënë qëndrimet e secilit prej tyre.

POSTIMI:

GËNJESHTËR: Kuvendi asnjëherë të vetme nuk ka zhvilluar asnjë kosultë me ne gazetarët për të na prezantuar apo shpjeguar këtë sistem. Aq më pak ne të jemi shprehur të gatshëm për të punuar në këtë formë të re. Asnjëherë! Sfidoj Kuvendin të tregojë kur na ka mbledhur, kush ka marrë pjesë në këto konsulta dhe cilat kanë qenë qëndrimet e gjithësecilit. Mos gënjeni kur nuk dini të mbroheni!

Ditën e sotme gazetarët dolën në një protestë kundër vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, që i lë ata jashtë seancave parlametare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Në orën 09:00, pjesëtarët e pushtetit të katërt u vendosën para Kuvendit të Shqipërisë, para nisjes së seancës plenare për të zhvilluar një protestë paqësore. Pas protestës së tyre, Kuvendi i Shqipërisë reagoi me anë të një deklarate të gjatë për mediat. Ata bënin të ditur se sistemi i ri audio-video është i rekomanduar dhe i ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, duke shtuar se gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për rritjen e transparencës parlamentare.

LAJMI KRYESOR: Gazetarët ‘u ngritën’ në protestë, Kuvendi: E dinin më parë, ne iu bazuam rekomandimeve të BE. Përgënjeshtrohet menjëherë, delegacioni në Shqipëri: Mungesë demokracie! Këto s’janë udhëzimet tona

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet esiona konomi gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend esiona konomi gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll