Aktualitet

PROCEDURA NJË MË NJË! Ja çfarë ndodh tani pas vendimit të Kuvendit për shkarkim të Metës, hapat ligjorë dhe skenarët

9 Qershor 2021, 16:02 Nga DOSJA
PROCEDURA NJË MË NJË! Ja çfarë ndodh tani pas

TIRANË– Sot Kuvendi votoi me 104 vota “pro” për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, por ky nuk ëshët fundi. Vendimi i marrë sot nga deputetët do të duhet që të dorëzohet brenda 5 ditëve në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka 3 muaj kohë për të shqyrtuar gjithçka.

Më pas, sipas gazetarit Adriatik Doci, “Kushtetesja” duhet t’i dërgojë një kopje të vendimit bashkë me provat përkatëse, kreut të shtetit, i cili ka të drejtë të japë me shkrim sqarimet dhe prapësimet që i çmon të nevojshme. Pasi të jetë njoftuar për qëndrimin e Metës dhe më pas Gjykata Kushtetuese do të vendosë ose jo për kalimin e çështjes në seancë plenare. Për këtë vendim, duhet vota e shumicës së anëtarëve të saj, pra jo më pak se 5. Më pas, Gjykata Kushtetuese zhvillon një seancë publike për shqyrtimi e vendimit të shkarkimit të Presidentit.

Por për të mbledhur këtë seancë duhet që të marrin pjesë jo më pak se 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga 9 anëtarë që ka në total, ku i ftuar do të jetë edhe president bashkë me përfaqësues të Kuvendit, për të paraqitur pretendimet. Në këtë seancë, togat e zeza duhet të marrin vendimin nëse Meta vërtetë ka shkelur kushtetutën dhe në të dy rastet vendimi hyn në fuqi sapo të shpallet dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Po çfarë ndodhi sot?

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll