Aktualitet

ME FOTO/ I mori jetën një gruasje! Gjykata gjermane i ul shqiptarit dënimin: Nga burgu i përjetshëm, në 4 vjet. 24-vjeçar

9 Qershor 2021, 15:42 Nga DOSJA
ME FOTO/ I mori jetën një gruasje! Gjykata gjermane i ul shqiptarit

GJERMANI– Një 24-vjeçar shqiptar, i cili duke ngarë me shpejtësi marramendëse makinën e tij me 600 kuaj fuqi gjatë një gare që po zhvillohej në një zonë të banuar, shkaktoi vdekjen e një gruaje. Fillimisht, Gjykata gjermane dënoi shqiptarin me burg përjetë por vendimi është hedhur poshtë sot. 

Sipas albinfo.ch, Gjykata e Landit në Kleve ka ulur dënimin nga ai me burg të përjetshëm, në vetëm 4 vite heqje lirie. I pandehuri kryesor, i cili ishte 22 vjeç në ditën e vdekjes, po i jepte makinës me shpejtësi prej 167 kilometrash në orë nëpër një zonë banimi, ku lejohej 50 km në orë. Por, Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH) kishte shfuqizuar dënimin për vrasje ndaj shqiptarit me pretendimin se nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme që i riu të ketë vepruar me dashje.

Mjeti i të riut u përplas me atë të një shofereje, 43-vjeçare, e cila kishte pësuar dëmtime fatale. Por sot, 24-vjeçari është larguar nga salla e gjyqit si një njeri i lirë, shoqëruar nga duartrokitjet e familjarëve të tij. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e landit në kleve kleve gjykata e landit në kleve kleve

Sondazh

Poll