Aktualitet

I zhdukur që prej datës 27 maj, shenjat në trup ngrenë dyshime, Rudolf Elezoviç është VRARË

9 Qershor 2021, 15:20 Nga DOSJA
I zhdukur që prej datës 27 maj, shenjat në trup ngrenë

ULQIN–Rudolf Elezoviç, i cili, u gjend i vdekur mbrëmjen e djeshme pranë bregut të Bunës në fshatin Shëngjergj të Ulqinit dhe dyshohet se është vrarë. Disa burime jo zyrtare nga policia malazeze kanë bërë të ditur për Panorama.al se shenjat e trupi të tij tregojnë se është vrarë dhe se pak pas orësh pritet që të dalë i plotë zyrtarisht akti i ekspertimit të trupit të pajetë të 54-vjeçarit, i cili ishte raportuar i humbur që me datë 27 maj të këtij viti.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.  Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rudolf elezovic rudolf elezovic

Sondazh

Poll