Politike

Procesi i votimit për shkarkimin e Metës, Lefter Maliqi voton kundër, fotografon fletën e votimit

9 Qershor 2021, 14:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kanë qenë 104 deputetë që kanë votuar pro raportit të Komisionit hetimor Parlamentar, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Deputeti Lefter Maliqi ka votuar kundër shkarkimit të Metës. Madje ai ka fotografuar edhe fletën e votimit.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 105 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lefter maliqi shkarkimi i metes 2 lefter maliqi shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll