Politike

104 vota pro! U shkarkua nga Kuvendi, nisin reagimet nga politika, Meta i qetë, shpërndan gafën e deputetit: Ju uroj një pas

9 Qershor 2021, 14:06 Nga DOSJA
104 vota pro! U shkarkua nga Kuvendi, nisin reagimet nga politika, Meta i

TIRANË– Me 104 vota ‘pro’ deputetët e Kuvendit të Shqipërisë vendosën që të shkakojnë nga detyra presidentin Ilir Meta. Pas përfundimit të numërimit, nisën reagimet, teksa i pari erdhi nga Presidenca. Me ironi, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi u shpreh se vendimi kishte shkaktuar ‘zero shqetësime’. Madje shtonte se veç pensionit të përjetshëm, deputetët i siguruan vetes edhe një vit pushime falas. Pas tij, reagoi edhe vetë kreu i shtetit, i cili postoi gafën e Selami Jenishehrit, duke e shoqëruar me batuta. 

I fortë ishte dhe reagimi i Partisë Demokratike! Me një qëndrim zyrtar, PD e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të refuzojë shkarkimin e kreut të shtetit. Por për socialistët, më konkretisht numrin dy të PS-së, Taulant Balla shkarkimi i Ilir Metës është mbarësi e madhe, ndërsa shtoi se ai dhe kolegët do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, do të vendosë nëse Kuvendi ka vepruar drejtë për shkarkimin e kreut të shtetit. Deri atëherë Meta do të vijojë që të mbajë postin, të cilin e mori më 24 korrik të vitit 2017. 

Por si arriti situata deri këtu?

Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës.

Gjatë ditëve të mbledhjeve, deputetët përbërës të Komisionit kanë ‘skanuar’ të gjitha deklaratat e Metës, përfshirë edhe termin ‘anëtarët’ e ‘Ndrangheta-s’ që ka përdorur ai për të krahasuar deputetët. Në fund u vendos se deklaratat e tij gjatë fushatës zgjedhore, por jo vetëm, nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje en dpdhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla tedi blushi ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll