Sport

Kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit? Edhe 8 ditë për të mësuar fatin e favoritit (EMRI)

21 Maj 2019, 14:27 Nga DOSJA
Kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit? Edhe 8 ditë për

ITALI- Zgjedhja e trajnerit të ri të Juventusit, po vonohet, kjo për faktin se drejtuesit e “Zonjës së vjetër” nuk duan të nxitohen në zgjedhjen e tyre.

Mediet italiane flasin se favorit i momentit është trajneri i Chelsea, Mauricio Sarri, i cili mund të kthehet sërish në Itali, por këtë herë tek Juventusi.

Bardhzinjtë janë në pritje të finales së Ligës së Europës e cila do tëluhet pas 8 ditësh, nga e cila si duket varet edhe fati i Sarri. Ky i fundit ka kaluar një sezon plot kritika në Angli, por pavarësisht kësaj, arriti që ta kualifikojë Chelsea-n në Ligën e kampionëve për vitin e ardhshëm. Nëse do të arrijë të ngrejë trofeun e Ligës së Europës, për Sarrin ndryshon shumëçka.

Mediet flasin se mundësitë e kalimit në krye të stolit të Zonjës së vjetër jnë të mëdha, pavarësisht se Sarri ka edhe 2 vite kontratë me blutë e Londrës. Ajo që e lehtëson këtë transferim, është fakti se marëdhëniet e tij me klubin, por edhe të Juventusit me Chelsean, janë pozitive, kësisoj Abramoviç mund ta lërë atë të largohet. Përveç kësaj si duket Abramoviç ka futur në radarët e tij edhe kandidatin që mund t’i zërë vendin. Ai është Frenki Lampard.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventusi massimiliano allegri mauricio sarri trajneri i ri i juventusit juventusi massimiliano allegri mauricio sarri trajneri i ri i juventusit

Sondazh

Poll