Aktualitet

Kokaina “lumë” në Mykonos! PAMJE nga droni, si lëvizte Gjergj Kapaj, kur iu kap kamioni u strehua në Shqipëri p

8 Qershor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Kokaina “lumë” në Mykonos! PAMJE nga droni, si

GREQI– Mediat greke kanë publikuar fotot e shkëputura nga droni, i cili ka ndjekur nga ajri lëvizjet e grupit të trafikut të kokainës që operonte në ishullin e Mykonos dhe në Athinë. “Koka” e grupit ishte shqiptari Gjergji Kapaj, 43 vjeç, i cili ishte akuzuar në të kaluarën për trafik droge dhe përpjekje për vrasje ndaj oficerëve të policisë.

Ai, ashtu si bashkëpunëtorët e tij, është monitoruar nga afër muajt e fundit nga oficerë të fshehtë të policisë, pa kuptuar gjënë më të vogël. Ata janë fotografuar në çdo lëvizje nga dronët qqë u përdorën edhe për arrestimin e tyre, nga frika e efektivëve të Policisë se mos ndaj tyre kishte kundërpërgjigje me armë zjarri. 

LËVIZJET E FUNDIT TË KAPAJT

43-vjeçari po përdorte një letërnjoftim të rremë, duke pretenduar se mërgonte nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik. Gjatë mbikëqyrjes së tij nga efektivë të infiltruar, gjatë një dite “pune” ai parkoi makinën e tij në një shtëpi në qytetin e Janinës. Prona, rezultoi se ishte e një bashkëatdhetari, i cili u arrestua së bashku me dy kroatë në janar në Selanik për trafikun e 300 kg kokainë në një kontejner. 43-vjeçari u largua menjëherë nga Greia dhe erdhi për të qëndruar dy javë në Shqipëri. Në momentin e arrestimit, 43-vjeçari nuk kishte me vete asnjë gram kokainë, por Policia i konfiskoi celularët. 

Pasi rikuperuan mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacioneve Signal dhe Ëhats App, ata kuptuan sesi funksiononte grupi. Në mënyrë indirekte, në fillim të Prillit, 43-vjeçari flet me ndërlidhësin e tij në Holandë dhe e informon se kishte humbur 120,000 euro. Përveç Kapajt, dy 30-vjeçarë shqiptarë kishin marrë përsipër administrimin e drogës dhe transportimin e saj në Mykonos. Njëri prej tyre lëvizte me motor. Ndërsa në ishull, drogën e shpërndante një polak.

Marrë nga Newsbomb

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne mykonos gjergji kapaj greqi shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos arrestime ne mykonos gjergji kapaj greqi shkaterrohet grupi me shqiptare ne mykonos

Sondazh

Poll