Sport

Mbrojtësi i kombëtares në ankand, kërkohet nga 6 skuadra të mëdha

21 Maj 2019, 14:05 Nga DOSJA
Mbrojtësi i kombëtares në ankand, kërkohet nga 6 skuadra

ITALI- Mbrojtësi i kombëtares Kastriot Dermaku, i cili do të grumbullohet nga traineri Edy Reja për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, tashmë do të jetë në ankand, pasi tentativat për të rinovuar kontratën me Cosenza, kanë dështuar.

Dermaku, mbrojtësi i qendrës tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve në Seria A, ndërsa në 32 grumbullime me skuadrën e tij, ai ka shënuar një herë dhe ka dhënë dy asist. Për shkak të paraqitjes së tij shumë të mirë gjatë këtij sezoni, skuarda si Parma, Bologna, Torino e Lecce, kanë nxjerrë kthetrat dhe kërkojnë shërbimet e 27-vjeçarit shqiptar.

Dermaku, nuk është vetëm në radarin e klubeve të Seria A, pasi për të kanë shfaqur interesim edhe Besiktas në Turqi e së fundmi edhe Istanbul Basaksehir.

Muaji që vjen shënon përfundimin e kontratës me italianët e Cosenza dhe si duket do të shënojë një kthesë tjetër në jetën sportive të Dermakut. Ankandi për 27-vjeçarin në merakaton e verës duket se do të jetë i ndezur dhe nuk dihet se kush do të arrijë të marrë shërbimet e tij.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ekipi kombëtar kastriot dermaku shqipëria në stërvitje ekipi kombëtar kastriot dermaku shqipëria në stërvitje

Sondazh

Poll