Bota

Vajza 21-vjeçare humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një hoteli, shoqet: E ka hedhur i fejuari

7 Qershor 2021, 19:34 Nga DOSJA
Vajza 21-vjeçare humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një hoteli,

IBIZA- Një tragjedi ndodhi natën e të enjtes në Ibiza ku një vajzë 21-vjeçare ra nga ballkoni i një hoteli, ku po qendronte me të dashurin e saj. Mediat e huaja raportojnë se Elena Livigni Gimenez mund të jetë vrarë nga shoqëruesi i saj 26-vjeçar, i cili kryer vetëvrasje menjëherë pas krimit.

Por miqtë e Elenës duket se nuk kanë dyshime që ajo është vrarë nga i dashuri i saj, pasi e përjashtojnë faktin që 21-vjeçarja mund të kishte bërë një gjest ekstrem.

“Nuk i ka shkuar ndonjëherë në mend të vriste veten. E ka vrarë ai,”- u shprehën shoqet e 21-vjeçares.

Hetuesit spanjollë mendojnë gjithashtu se bëhet fjalë për vrasje. Vajza 21-vjeçare e një sipërmarrësi italian dhe një mësuesi universiteti spanjoll mund të jetë vrarë nga shoqëruesi i saj 26-vjeçar, një djalë i ri me një pasaportë të dyfishtë marokene dhe spanjolle, i cili mendohet të ketë kryer vetëvrasje menjëherë pas krimit. Sidoqoftë, për momentin, policia spanjolle nuk e ka përjashtuar ende hipotezën e një vetëvrasjeje të dyfishtë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota elena livigni gimenez elena livigni gimenez

Sondazh

Poll