Bota

Putin bën lëvizjen e radhës para takimit me Joe Biden/ Nënshkruan ligjin që nxjerr Rusinë nga traktati i kontrollit të ar

7 Qershor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Putin bën lëvizjen e radhës para takimit me Joe Biden/

RUSI- Një javë para nga takimi me presidenti amerikan Joe Biden, Putin ka nënshkruar ligjin që nxjerr Rusinë nga traktati i kontrollit të armëve të Qiejve të Hapur. Reuters raporton se mbi çështjen e traktatit do të diskutohet dhe në samitin e Gjenevës.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që zyrtarizon daljen e Rusisë nga traktati i kontrollit të armëve të Qiejve të Hapur, një pakt që lejon fluturime të mbikqyrjes së paarmatosur mbi vendet anëtare.

Megjithëse Rusia ishte në pritje të diskutimeve për traktatin në samitin e Gjenevës, administrata e Biden informoi Moskën në maj se nuk do të hynte përsëri në pakt pasi administrata Trump e la atë vitin e kaluar.

Zyrtarët rusë thanë se vendimi i SHBA-së për të mos u ribashkuar, është një “gabim politik”, ndërsa Moska dhe Uashingtoni po përgatiten për një samit midis presidentëve të vendeve këtë muaj.

Traktati i Qiejve të Hapur hyri në fuqi më 1 janar 2002, i cili parashikohet si një masë për rritjen e besimit dhe sigurinë në hapësirën e OSBE-së.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden osbe vladimir putin joe biden osbe vladimir putin

Sondazh

Poll