Aktualitet

Krim në familje! Burri vret me sëpatë gruan në Librazhd, më pas var veten në pemë. Trupat ua gjen djali, i mituri në gje

7 Qershor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Krim në familje! Burri vret me sëpatë gruan në Librazhd,

LIBRAZHD– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku Qemal Bici ka masakruar me sopatë bashkëshortën e tij, Menderien. Pasi ka ekzekutuar bashkëshorten, 56-vjeçari ka vendosur që të vrasë edhe veten, duke u varur në një pemë pranë banesës së tyre. 

Në momentin e krimit në familje, fëmijët e çiftit nuk kanë qenë të pranishëm në banesë, megjithatë ka qenë djali i mitur i familjes ai që ka gjetur trupat e pajetë të prindërve, për të njoftuar më pas Policinë.

Mësohet se adoleshenti është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të skenës së përgjakshme që ka dëshmuar. Paraprakisht raportohet se çifti grindej prej kohësh, por ende nuk dihet motivi që Bici i mori jetën bashkëshortes së tij 53-vjeçare, me të cilën ka 4 fëmijë.

Po ashtu 56-vjeçari është përshkruar nga fqinjët dhe të afërmit ishte një tip konfliktual dhe kohët e fundit vuante nga depresioni, ndërsa ishte dhe përdorues i alkoolit. Edhe ditën e sotme, 56-vjeçari është parë në gjendje të rënduar nga konsumimi i alkoolit dhe pikërisht në këto momente grindej me bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste, por nuk dihet shkaku. Pritet që Policia e Shtetit dhe grupi hetimor të zbardhin të plotë ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan pastaj veten ne librazhd menderie bici qemal bici vrasje ne librazhd burri vret gruan pastaj veten ne librazhd menderie bici qemal bici vrasje ne librazhd

Sondazh

Poll