Bota

Rezultati i zgjedhjeve në Indi, partia e kryeministrit Modi shpallet fituese

23 Maj 2019, 13:44 Nga DOSJA
Rezultati i zgjedhjeve në Indi, partia e kryeministrit Modi shpallet

INDI- Kryeministri indian, Narendra Modi ka siguruar një tjetër mandat pesë-vjeçar, pas një fitore të përgjithshme zgjedhore. Qeveria nacionaliste indiane erdhi në pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, nën drejtimin e Narendra Modi dhe në këto zgjedhje siguroi edhe një tjetër mandat në drejtimin e shtetit indian.

Partia që ai drejton, Bharatiya Janata (BJP), arritit të sigurojë 300 vende nga 543 që ishin në parlament.

Aleanca kryesore e opozitës, e cila kryesohet nga partia e Kongresit të Rahul Gandhit, ka pranuar humbjen. Votimi ishte parë gjerësisht si një referendum mbi politikën nacionaliste hindu të kryeministrit.

Një muaj më parë u zhvilluan zgjedhjet më të mëdha demokratike në të gjithë historinë e Indisë dhe në total prej 900 milionë votuesish, morën pjesë. Nga këta rreth 15 milionë do të votonin për herë të parë. (Lexo këtu)

Votimi u mbajt nga 11 prilli deri më 19 maj dhe rezultatet u shpallën sot, më 23 maj.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota narendra mobi shpallet fitues zgjedhjet ne indi narendra mobi shpallet fitues zgjedhjet ne indi

Sondazh

Poll