Politike

PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Refuzuan transparencën e zgjedhjeve, nuk garantojnë paanshmër

7 Qershor 2021, 12:25 Nga DOSJA
PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor:

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që sipas saj refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Në kërkesën e PD-së, thuhet se këta gjyqtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera, me pretendimet e këtij subjekti politik se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur.

Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Me vendinet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit. Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS. Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qendrim. Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor partia demokratike pd kerkese per shkarkimin e 7 gjyqtareve zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor partia demokratike pd kerkese per shkarkimin e 7 gjyqtareve zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll