Politike

Zgjedhjet brenda PD/ Edith Harxhi: Basha të mos futet në Kuvend nëse s’pranon 25 prillin, të udhëheqë protesta!

6 Qershor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda PD/ Edith Harxhi: Basha të mos futet në Kuvend

POGRADEC– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka kërkuar nga kryedemokrati Lulzim Basha që të mos futet në Kuvend nëse nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pas një takimi në Pogradec, në një prononcim për mediat, Harxhi kërkoi nga Basha që të udhëheqë një protestë paqësore.

“Basha e quan procesin të manipuluar, jo procesin vetë por para zgjedhjeve sepse dita e zgjedhjeve ka qenë normale, nuk ka pasur ankimin nga ana e komisionerëve të PD. Gjithccka ka dalë ditën e ditë, pasi ditën e parë kishte thënë se votat janë të kuti, por ditën e dytë tha se nuk i njohim zgjedhjet. Faktikisht Basha thotë se nuk u njeh zgjedhjet por do të hyjë në parlament, nëse ne si njohim zgjedhjet të mos hyjmë në parlament por duhet t’i prijë një proteste paqësore, për të rrëzuar Ramën,”- tha ajo.

Zgjedhjet në PD mbahen më 13 Qershor dhe demokratët do të vendosin se kë do të zgjedhin mes së Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhit apo Agron Shehajt për drejtimin e partisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi edith harxhi ne pogradec zgjedhjet ne pd edith harxhi edith harxhi ne pogradec zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2021, 17:01

SHQIPËRI- Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzic...

Politike 6 Qershor 2021, 07:14

MAT– Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka propozuar Vetting për politikanët, një propozim ky i vjetër i Partisë Demokratike, që u la në harresë verën e...