Politike

Agron Shehaj: Ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e radhës, këto janë teza komuniste

6 Qershor 2021, 17:17 Nga DOSJA
Agron Shehaj: Ata që mbështesin Bashën, mbështesin humbjen e

TEPELENË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar garën në Tepelenë. Gjatë fushatës së tij, Shehaj ka sjellë një bisedë mes 2 demokratëve, Shehaj tha se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret dhe ata që mbështesin kryetarin aktual Lulzim Bashën, mbështesin humbjen e radhës.

“Një intelektual i Tiranës, mbështetës i kryetarit të tanishëm, i dërgoi këtë mesazh një demokrati të thjeshtë, kritik me kryetarin: “Kush nuk është me Bashën është me Ramën.” Demokrati iu përgjigj: “Po sikur të themi se kush është me Bashën është edhe me Ramën?” Po sikur të themi se kush është me humbjet nuk i duhen fitoret? Po sikur të themi që ata që mbështesin Bashën mbështesin humbjen e rradhës?” Ata që nuk humbasin asgjë kur Partia Demokratike humbet, duan të ruajnë gjendjen siç është. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Prandaj ata po përdorin tezën komuniste se ai që kritikon udhëheqësin është agjent i armikut dhe përçan partinë. PD duhet të ndryshojë urgjentisht lidershipin. Me lidershipin e tanishëm PD as nuk bën dot opozitë të fortë, dhe as nuk fiton dot më kurrë,”- shkruan Shehaj.

Zgjedhjet në PD mbahen më 13 Qershor dhe demokratët do të vendosin se kë do të zgjedhin mes së Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhit apo Agron Shehajt për drejtimin e partisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj zgjedhjet ne pd agron shehaj zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 6 Qershor 2021, 17:01

SHQIPËRI- Në Shqipëri, një prej kandidatëve për drejtimin e Partisë Demokratike, Edit Harxhi shprehet se përmes projektit të saj ajo synon fundin e tranzic...

Politike 6 Qershor 2021, 07:14

MAT– Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka propozuar Vetting për politikanët, një propozim ky i vjetër i Partisë Demokratike, që u la në harresë verën e...