Aktualitet

Lubonja: Rama nuk kërkon dialog me opozitën por po justifikohet para ndërkombëtarëve

24 Maj 2019, 05:29 Nga DOSJA
Lubonja: Rama nuk kërkon dialog me opozitën por po justifikohet para

Tiranë- Në lidhje me krizën politike në vend analisti Fatos Lubonja është shprehur  në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kryeministri Rama, pavarësisht letrave që i shkruan opozitës, nuk kërkon dialog por synon eleminimin e opozitës. Ai thekson se Rama nuk ka qëllim dialogun, por këtë e bën që të justifikohet tek ndërkombëtarët.

Fjalimi programatik i Edi Ramës, kur fliste përpara kandidatëve për kryetarë bashkie nga PS-ja, ku kishte një gjuhë të atillë ndaj opozitës, bile edhe ndaj nesh, që ishte një paralajmërim që në 30 Qershor, do pastrohet gjëja e keqe e këtij vendi. Ishte një gjuhë, ku pjesa, pra partia, synonte dhe premtonte që do të bëhej e tëra dhe Shqipëria do të çlirohej nga pjesa e keqe, e sëmurë. Kur mendon kështu, dialogu është i pamundur, ky është projekt për eleminim. Kjo ka vetëm një kuptim, nuk e ke dialogun si kulturë. Dialogu ka një premisë themelore, që ne jemi të barabartë. Dialogojmë si palë të barabarta në dinjitet, në pushtet, në inteligjencë. Nëse nuk më konsideron kështu nuk ka dialog, por një gjë fallco që përdoret për ndërkombëtarët. Mendoj se është kjo e dyta. Nuk ka qëllim dialogun, por të justifikohet tek ndërkombëtarët. Mendimi më themelor, përse nuk bëjmë dialog, është akoma më i thellë, ka të bëjë me sistemin lart poshtë, ku një oligarki ka përballë njerëz që ai i konsideron dele, popullin.

Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) i kanë quajtur problematike zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës duke hedhur edhe mundësinë e shtyrjes të datës së zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për dialog pa kushte, ndërsa ka mbyllur edhe njëherë mundësinë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ndërsa Basha nuk ka pranuar një dialog me Ramën. (lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eleminimi i opozitës nga rama fatos lubonja kriza politike në vend eleminimi i opozitës nga rama fatos lubonja kriza politike në vend

Sondazh

Poll