Aktualitet

Skandali me hipotekat e shqiptarëve, lidhja e ‘mbuluar’ e Veneto Banka me ishujt Cayman

23 Maj 2019, 19:36 Nga DOSJA
Skandali me hipotekat e shqiptarëve, lidhja e ‘mbuluar’ e

Skandal i madh bankar ku janë të përfshira hipotekat e të gjithë shqiptarëve, që kanë vendosur pronat e tyre si kolateral për të marrë kredi në Veneto Banka vazhdon të thellohet.

Mediat italiane shkruajnë se skandali qëndron në transferimin e të gjithë hipotekave të vendosura si kolateral për një tjetër subjekt jashtë vendit, gjë që është kundër Kushtetutës.

Për këtë arsye, grupi “Sindikata Veneto Banka” e ka ngritur këtë problem në të gjitha mediat e vendit fqinj dhe gjithashtu u bën thirrje Presidentit Ilir Meta dhe kryeprokurores Arta Marku që të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij skandali që ka përfshirë shumë shqiptarë.

Veneto Banka është shitur tashmë tek Intesa San Paolo Bank, por detyrimet e shqiptarëve të cilët kanë marrë kredi aty, kalojnë te zyrat e regjistrimit të hipotekave në LCA (Liquidazione Coatta Amministrativa), operacion ky i cili është zyrtarizuar nga noteri Ermal Hamzaj.

Por hipotekat e lëna si kolateral nga shqiptarët ndodhen nën zotërim të SGA sh.p.a në Itali.

Ende nuk dihen shumë të dhëna nga ky process, por vetë Presidenti Meta përmes një shkrese më datë 20 maj i kërkoi Prokurorisë të hetojë se ku po shkojnë pasuritë e shqiptarëve.

Mediat italiane shkruajnë më tej se ka një mbulesë që fsheh marrëdhëniet mes Veneto Banca në Lca, Veneto Banka Sh. A., Intesa Sanpaolo, Sga dhe Tranzit Sh.P.K., një shoqëri e mbledhjes së borxheve me seli në Ishujt Kajman dhe kryesuar nga një kompani ruse-amerikane, NCH Capital.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku ilir meta skandali i hipoteksave te shqiptareve veneto banka arta marku ilir meta skandali i hipoteksave te shqiptareve veneto banka

Sondazh

Poll