Aktualitet

Merr makinën pa lejen e të atit, 15-vjeçari aksidentohet në Fier me dy shokët e tij (Video)

23 Maj 2019, 17:24 Nga DOSJA
Merr makinën pa lejen e të atit, 15-vjeçari aksidentohet

FIER– Tre 15-vjeçarë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fier në Kraps.

Bëhet me dije 15-vjeçari me inicialet A.A., kishte marrë automjetin tip “Renault” pa lejen e të atit dhe kishte dalë me dy shokët e tij, moshatarë me inicialet, K.A, dhe A.A.

Por në Kraps të Fierit, në vendin e njohur si Gjorgos, automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë tre adoleshentët kanë përfunduar 10 metër poshtë.

Tre minorenët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:00,  në vendin e quajtur “Kraps”, shtetasi  A.A, 15 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar mjetin  tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, shtetasit K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç banues në Kraps, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier plagosen 3 15-vjecaret renault aksident ne fier plagosen 3 15-vjecaret renault

Sondazh

Poll