Aksidentohet në Sarandë çiklisti italian Massimo Rosa, niset me helikopter drejt Tiranës
SARANDË– Një çiklist italian është aksidentuar pasditen e sotme në Sarandë. Bëhet fjalë për çiklistin italian, Massimo Rosa.Aksidenti ka ndod...
TIRANË– Presionet ndaj Xhisiela Malokut mesa duket vazhdojnë ende. Në një foto që ka publikuar vetë Xhisiela në Instastory shihet se dikush i bën presion, teksa i shkruan në Snapchat.
Aty lexohen mesazhet e dërguara nga një person që Maloku nuk ka preferuar t’i tregojë identitetin.
“Ke ndonjë gjë për të thënë. Bëju foto edhe këtyre se mbase të duhen,”– shkruhet në bisedë dhe më pas shihen fotot e deklaratës që bëri Xhisiela në polici disa muaj më parë, ku denoncoi të dashurin e saj, Rexhep Rraja, për dhunë.
“Prit re se o ky e ti, o unë,”– shkruhet më poshtë.
“Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron. Do vdesë me presione,”– shkruan vetë Xhisiela si mbishkrim në këtë foto, sërish duke lënë mister personin të cilit i drejtohet.
Nisur nga mbishkrimi i Malokut, lë të kuptohet se ndoshta ajo po kërcënohet nga ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja, djali i deputetit të partisë Socialiste, Rrahman Rrajës.
Ditët e fundit Xhisiela është vënë sërish në qendër të mediave, për shkak të postimeve që ajo vetë ka bërë në rrjetet sociale, ku premton deklarata të bujshme dhe publikon dokumente misterioze.
Historia e dashurisë së Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës pushtoi të gjitha mediat kombëtare, kur vetëm para pak muajsh 26-vjeçarja e denoncoi partnerin e saj për dhunë dhe presion.
Duke qenë se Rraja ishte djali i një deputeti, kjo gjë bëri që në këtë histori të përfshihet politika me akuza e kundërakuza.
Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.
Në mes u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu, i cili pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denoncimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë.
Më pas Xhisiela Maloku doli publikisht dhe u shpreh se me Rexhepin kishte pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe gjithçka e thënë nga ajo në media ishte sajesë për shkak të një lidhje të re të djalit.
Rexhep Rraja u lirua përfundimisht më datë 20 dhjetor.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SARANDË– Një çiklist italian është aksidentuar pasditen e sotme në Sarandë. Bëhet fjalë për çiklistin italian, Massimo Rosa.Aksidenti ka ndod...
DURRËS- Me gjatësi 72.1 metra, gjerësi 13 metra dhe tonazh 2 114 tonë, “Stella Maris” është superjaht i ndërtuar në vitin 2014 në kantierin detar italian V...
FIER– Tre 15-vjeçarë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fier në Kraps.Bëhet me dije 15-vjeça...
TIRANË– Një automjet është djegur pasditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se automjeti i një qytetari me inicialet E.L., është djegur si pasojë e një zjarri...
TIRANË- Ndonëse e inauguruar vetëm 4 muaj më parë, hyrja e Komisariatit nr. 6 në Tiranë u shemb një ditë më parë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. (Le...
BERAT– Janë pezulluar punimet e një subjekti në Berat. Mësohet se bëhet fjalë për subjektin “Kleard Cunstruction”, që sipas Inspektoriatit Sht...
TIRANË- Mjeku Florian Toti, i diplomuar me titull “Profesor”, bën me dije se pavarësisht faktit se është i vetmi që në Pavionin e Sëmundjeve të Brendshme, ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij nga qytetarë të ndryshëm.Me anë të një postimi ...
TIRANË– Minatorët kanë dalë sërish në protestë përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për statusin e tyre.Atyre iu është bashkuar edhe deputeti...
TIRANË– Komandanti i bazës së Helikoperëve në Farkë, Sokol Çunaj ka sqaruar uljen e helikopetrit të Forcave të Armatosura mbi banesën e ish-presiden...