Përfitime deri në 2 mln euro/ Grabitën 66 vila, gjendet “thesari” i shqiptarëve në Itali (Foto+VD)
23 Maj 2019, 19:24Nga DOSJA
PORDENONE – Policia italiane Pordenone, gjatë hetimeve për bandën shqiptare, të specializuar në vjedhjet e vilave dhe shtëpive në verilindje ka gjetur dhe ka sekuestruar 1.3 kilogramë bizhuteri.
Nga 66 grabitje të kryera në harkun kohor nëntor 2018 – shkurt 2019, shqiptarët kishin grabitur bizhuteri, gurë të çmuar, ora, para dhe armë zjarri. Të gjitha objektet e vjedhura kapnin vlerën e 2 milion eurove.
Policia identifikoi vende të fshehta të përdorura nga grupi. Një prej tyre ishte një zonë e pyllëzuar pranë lumit në Conegliano. Aty, grupi kishte varrosur xhevahiret dhe një pistoletë Smith & Wesson.
Për këto grabitje në prangat e policisë kanë rënë tre shqiptarë: Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedentë, me vendbanim në Conegliano, Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjeç nga Peqini dhe banues në Conegliano, dhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi, pa një vendbanim fiks në Itali.
Deri më tani, një pjesë e bizhuterive u janë kthyer pronarëve të tyre të ligjshëm, ndësa një pjesë tjetër mendohet se është sjellë në Shqipëri.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BRITANI E MADHE- Një bandë hajdutësh të armatosur pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë u ndaluan nga disa kalimtarë të rastësishëm.Të veshur...
TIRANË– Presionet ndaj Xhisiela Malokut mesa duket vazhdojnë ende. Në një foto që ka publikuar vetë Xhisiela në Instastory shihet se dikush i bën presion, ...
DURRËS- Me gjatësi 72.1 metra, gjerësi 13 metra dhe tonazh 2 114 tonë, “Stella Maris” është superjaht i ndërtuar në vitin 2014 në kantierin detar italian V...
TIRANË– Një automjet është djegur pasditen e sotme në kryeqytet. Mësohet se automjeti i një qytetari me inicialet E.L., është djegur si pasojë e një zjarri...
TIRANË- Ndonëse e inauguruar vetëm 4 muaj më parë, hyrja e Komisariatit nr. 6 në Tiranë u shemb një ditë më parë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. (Le...
TIRANË- Mjeku Florian Toti, i diplomuar me titull “Profesor”, bën me dije se pavarësisht faktit se është i vetmi që në Pavionin e Sëmundjeve të Brendshme, ...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij nga qytetarë të ndryshëm.Me anë të një postimi ...