Bota

Pas tërheqjes së saj ushtria gjermane ‘riatdheson’ birrën nga Afganistani

7 Qershor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Pas tërheqjes së saj ushtria gjermane ‘riatdheson’

GJERMANI- Ushtria gjermane, Bundeswehr, po organizon rikthimin në Gjermani të 65,000 kanaçeve me birrë nga Afganistani. Sipas një raporti të revistës gjermane “Der Spiegel” bëhet fjalë për rreth 20,000 litra birrë, si edhe 340 shishe verë dhe verë me gaz.

Për arsye sigurie nga rreziku i sulmeve të armatosura komandanti Ansgar Meyer ua ndaloi ushtarëve gjermanë pirjen e alkoolit gjatë fazës së fundit të tërheqjes nga Afganistani. Po ashtu ushtrisë gjermane nuk iu lejua t’ua shiste alkoolin trupave lokale për arsye ligjore dhe fetare.

Bundeswehri gjerman si dhe të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve të NATO-s pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.

Gjermania kishte në Afganistan kontigjentin e dytë më të madh ushtarak pas SHBA-së. Misioni në Afganistan ishte operacioni më i kushtueshëm dhe më i madh në historinë e Bundeswehr-it.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ansgar meyer birra gjermane bundeswehr trupat gjermane ne afganistan ansgar meyer birra gjermane bundeswehr trupat gjermane ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2021, 07:44

PRISHTINË–  Një operacion antidrogë është zhvilluar në Prishtinë ku është vënë në pranga një person ndërsa janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, 3 armë, karikat...