Aktualitet

E vranë tek dera e shtëpisë! Si u ekzekutua Gramoz Mema në Sarandë, Policia “në këmbë” për të kapur autorin

6 Qershor 2021, 20:44 Nga DOSJA
E vranë tek dera e shtëpisë! Si u ekzekutua Gramoz Mema në

SARANDË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para për vrasjen e Gramoz Memajt, i cili u qëllua për vdekje pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, ku Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rreethaneve të plota të ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur punën për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

LAJMI KRYESOR: Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë Gramoz Memaj, biznesmeni ndërron jetë në spital. Policia në kërkim të autorëve, ngre kudo pika kontrolli

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gramoz memaj sarande vritet gramoz memaj gramoz memaj sarande vritet gramoz memaj

Sondazh

Poll