Aktualitet

Dështoi me objektivin? Rama premtoi 1 milionë të vaksinuar brenda qershorit, ende larg me shifrat

6 Qershor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Dështoi me objektivin? Rama premtoi 1 milionë të vaksinuar brenda

TIRANË– Qeveria e kryeministrit Edi Rama duket se nuk e ka përmbushur objektivin për të kapur shifrën e 1 milionë të imunizuarve deri në qershor. Vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u zotua se brenda qershorit, Shqipëria do të kapte shifrën e 1 000000 të vaksinuarve me anti-COVID, por nuk ia ka dalë. 

Sot ministrja ka njoftuar se në 24 orët e fundit u kryen 2,038 vaksinime, duke kapur totalin e gjithsej 798,624 të imunizuarve. Me shifraa të tilla injektimesh ditore, deri në fund të qershorit është thuajse e pamundur për të kapur shumën e mbetur. 

Ndërkohë që deri më tani, vaksinimi është mbyllur për bluzat e bardha; efektivët e Policisë; mësuesit e pedagogët; punonjësit e transportit publik, etj. Ndërsa tek të moshuarit, është kapur fasha e vaksinimit +65 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll