Aktualitet

Kishin humbur në Theth! Policia gjen dy turistët polakë, njëra ishte vrarë. E sollën me helikopter drejt Tiranës (DETAJE)

6 Qershor 2021, 18:20 Nga DOSJA
Kishin humbur në Theth! Policia gjen dy turistët polakë,

THETH– Gjendjen dy turistët polakë të humbur në veri të vendit. Policia ka ndarë pamje nga kërkimi i tyre, duke bërë me dije se një prej tyre, 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe ishte lënduar duke e pasur të pamundur kthimin. Të dy u gjendën tek “Maja e Alisë”, ndërsa 35-vjeçarja u soll në Tiranë me helikopter për ndihmë mjekësore, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Theth, Shkodër

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia. Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet e humbur ne theth turistet e humbur ne theth

Sondazh

Poll