Bota

Detaje tronditëse nga Roma/ Gruaja mbajti 1 javë partnerin e vdekur në shtëpi, pastaj nga frika e braktisi në rrugë, rrëf

6 Qershor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Detaje tronditëse nga Roma/ Gruaja mbajti 1 javë partnerin e vdekur

ITALI– Një ngjarje e rëndë ndodhi në Romë, ku u gjet trupi i një 37-vjeçari brenda në valixhe në një rrugë të frekuentuar të kryeqytetit italian. Viktima, i identifikuar si Luca De Maglieu gjet brenda një valixheje, ku e kishte futur partnerja e tij, Alma R.

Sipas mediave italiane, gjurmët e gjakut çuan efektivët në apartamentin ku jetonte Alma dhe se ajo rrëfeu se partneri kishte vdekur para disa ditësh dhe ishte përpjekur ta ringjallte, por e kishte të pamundur, ndërsa mohoi të ketë kryer vrasjen e tij.

“Unë shkova në shtëpi të hënën në mëngjes dhe Luca ishte i vdekur. Unë u përpoqa ta ringjallja atë me një masazh zemre, por nuk kishte asgjë për të bërë,”- tha 39-vjeçarja para hetuesve. Nga një analizë mësohet se viktima ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës. Pasi gjeti trupin e partnerit të saj, 39-vjeçarja kaloi të gjithë javën me të në shtëpi derisa vendosi ta heqë qafe duke e braktisur atë në rrugë në një valixhe të mbyllur me shirit ngjitës dhe e la afër një makine.

Që të dy ishin të varur nga lëndët narkotike, dhe sipas gruas, partneri kishte ndërruar jetë nga një mbidozë droge, version që pritet të konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Nga ana tjetër, fqinjët kanë treguar se ata kishin debate të ashpra dhe të bërtiturat e tyre dëgjoheshin në të gjitha orët e ditës dhe të natës.

“Britma dëgjoheshin nga banesa e tyre në të gjitha orët e ditës dhe natës,“-rrëfeu një fqinj për mediat.  Ndërkohë që nga kqyrja paraprake duket se nuk ka shenja të dukshme dhune në trupin e 37-vjeçarit, por autopsia do të jetë vendimtare. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni burri brenda valixhes ne itali itali luca de maglieu burri brenda valixhes ne itali itali luca de maglieu

Sondazh

Poll