Aktualitet

Vëllai e kërkonte, e gjeti të vdekur! Shqiptari u gjet i pajetë në Itali, ja pistat ku po hetojnë autoritetet, dyshohet ed

6 Qershor 2021, 17:06 Nga DOSJA
Vëllai e kërkonte, e gjeti të vdekur! Shqiptari u gjet i

EMPOLI– Prej ditësh një shqiptar kërkonte vëllanë e tij të zhdukur, e gjeti, por të vdekur në në ish-fabrikë. 37-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur në ish-fabrikën e qelqit, ndërsa ka dyshime se ai mund të jetë vrarë. Sipas mediave italiane, nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, mendohet se vdekja mund të jetë natyrale, por megjithatë Policia italiane ka kërkuar autopsi për të zbardhur shkakun e vërtetë. 

Mëngjesin e djeshëm vëllai i tij shkoi në ish-fabrikën e qelqit, pasi kishte disa ditë që nuk e takonte. Ndaj edhe shkoi në vendin që dinte se i vëllai e përdorte për të fjetur, duke e gjetur pa jetë në tokë dhe gjysmë të zhveshur. Shqiptari kishte ditë që kishte ndërruar jetë, madje kishte filluar dhe të dekompozohej. 

Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit. 36-vjeçari nuk ishte i vetmi person që kishte gjetur strehë brenda gërmadhës. Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Për këtë arsye, po hetohet edhe vrasja.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet empoli itali vdes shqiptari ne itali empoli itali vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll