Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, përfundon në spital shoferi me pasagjeren, Policia nis hetimet për shkakun

6 Qershor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga, përfundon në

TIRANË– Një aksident ka ndodhur në Tiranë, rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, ku një 27-vjeçar me iniciale A. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria, 25-vjeçarja me iniciale D. H. Policia ka njoftuar se të dy ndodhen në spital, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll