Aktualitet

2 milionë euro u shembën si rërë, FUSHA Sh.p.k rindërtoi komisariatin nr.6, lidhja me Tahirin dhe Sotën

23 Maj 2019, 16:01 Nga DOSJA
2 milionë euro u shembën si rërë, FUSHA Sh.p.k

TIRANË- Ndonëse e inauguruar vetëm 4 muaj më parë, hyrja e Komisariatit nr. 6 në Tiranë u shemb një ditë më parë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. (Lexo këtu)

Ajo u inaugurua me bujë nga ministri Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu më 11 janar 2019, ndërsa qeveria miratoi vendimin për rikonstruksionin e të gjithë ndërtesës ekzistuese si dhe ndërtimin e një objekti shtesë.

Plot 239 milionë lekë u harxhuan për rikonstruksionin e komisariatit, por ajo që është koicidencë është fakti se kompania e Orest Sotës, i cili njihet si mik i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai u kap nga policia me 863 mijë euro më 1 nëntor 2017, për të cilat u akuzua se ishin të ish-ministrit Tahiri, pasi së bashku me paratë u gjetën edhe 2 patenta skafi të Tahirit. Sota qëndroi 2 muaj i arrestuar, për t’u lënë i lirë me masën detyrim paraqitje pas garancisë pasurore të lënë nga familja prej 5 milionë lekësh të reja. Aso kohe i Orest Sotës, shprehej se paratë e kapura nga policia do t’i dorëzoheshin kompanisë Kurum, si një formë garancie për blerjen e disa tonëve hekur.

Kompania e Sotës, “Eco Construction & Partners” ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor.

Ndërsa kompania tjetër, e cila është sipërmarrësja e punimeve pasi fitoi tenderin, është Shoqëria “Fusha” sh.p.k.. Sipas dokumenteve të tenderit organizuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në fund të vitit 2016, kompania “Fusha” ka marrë 2 milionë euro për rikonstruksionin e Komisariatit nr. 6. Kjo kompani ka ndërtuar edhe sheshin “Skënderbej”. Po ashtu “Fusha” sh.p.k. është kompania e cila do të jetë ndërtuesi i projektit të Teatrit Kombëtar, së bashku me disa kulla, çka kundërshtohet nga artistët dhe opozita.

Të dy kompanitë, si “Fusha” sh.p.k, edhe ajo “Eco Construction & Partners” e Orest Sotës, fliten për lidhjet e e tyre me eksponentët më të lartë të PS-së. “Fusha” me kryeministrin Edi Rama, ndërsa “Eco Construction & Partners” e Orest Sotës, me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dy kompani që morën më shumë se 2 milionë euro, që ndrtimi i bërë prej tyre, të shembej si rërë, pas vetëm 4 muajsh nga inaugurimi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fusha sh.p.k fitues i tenderit komisariati nr 6 orest sota saimir tahiri shembet hyrja e komisariatit nr 6 fusha sh.p.k fitues i tenderit komisariati nr 6 orest sota saimir tahiri shembet hyrja e komisariatit nr 6

Sondazh

Poll