Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Pjerin Ndreu ka bllokuar furnizimin e jahteve në portin e Limionit

23 Maj 2019, 14:39 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Pjerin Ndreu ka bllokuar furnizimin e jahteve në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar dy mesazhe, sipas të ciave në portin e Limionit po bëhet vjedhje.

Në mesazhin e parë, një qytetar i cili shprehet se është drejtues i një agjencie detare në Sarandë, thotë se vitin e kaluar qeveria ka dhënë me qira një pjesë të të portit, dhe kësisoj u kishte vendosur taksë të gjitha mjeteve detare 6 cent për litër.

Ndërsa një qytetar i cili shprehet se është inspektor kalate, bën me dije se në portin e Limionit është bllokuar prej disa orësh një jaht, i cili pret të furnizohet por me urdhër të ish-deputetit Pjerin Ndreu nuk po furnizohet.

Postimi i plotë:

Vjedhja eshte mbeshtetja qe narkoqeveria i ofron turizmit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Peshendetje Doktor Berisha. Une jam drejtues i nje agjensie detare ne Sarande ku kryesisht meremi me perpunimin e jahteve turistike dhe anijeve te mallrave. Sic e dini vitin qe kaloi ne te gjitha si agjensi detare kemi patur nje problem shume te madh me nje kompani qe ka mare nje pjese me qera te portit Limion ku pretendoi se e kishte mare te gjithin dhe na vendosi nje takse 6 cent per liter nafte. Kalata e portit eshte shtetit por meqenese rruga qe hyn ne kalate kalon ne teritorin qe eshte dhene me qera, edhe pretendimi i tyre ishte qe dhe kalata eshte pjese e tyre. Tani burime te besueshme nga administrata e portit na thone qe qeveria ne menyre te fshehte do tja jape me koncesion te gjithe kalaten e portit Limion. Ne jemi afersisht 20 agjensi detare dhe nuk dime se ku do mbytemi, vjet na shkateruan te gjithe punen nuk e dime se si do veje ky vit. Nuk na behet asgje trasparente. Anonim ju lutem.

Pershendetje Doktor Berisha. Dua te bej nje denoncim ne lidhje me bllokimin e furnizimit te jahteve ne portin e limionit me urdher direkt te z.Paulin Ndreu. Nje jaht qe ndodhet aty ka disa ore qe pret te furnizohet dhe Paulini nuk lejon kompanine e naftes ta furnizoje dhe kuptohet pse! eshte nje skandal per turizmin ne Shqiperi sidomos tani ne sezon. Inspektor kalate.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncim pjerin ndreu bllokon furnizimin e jahteve porti i limionit sali berisha denoncim pjerin ndreu bllokon furnizimin e jahteve porti i limionit sali berisha

Sondazh

Poll