Bota

Ngushtohet lista e të dyshuarve për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi! Autoritetet shumë pranë identifikimit të autorit, zbu

6 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
Ngushtohet lista e të dyshuarve për vrasjen e 20-vjeçares

GREQI– Kërkimi për vrasësit e Caroline në Glyka Nera të Greqisë po merr një kthesë të re pasi hetimet nuk janë ndalur që prej ditës që ajo u vra në sy të foshnjes dhe bashkëshorit të sajj.

Policia ka identifikuar një kriminel karakteristikat e të cilit janë shumë të ngjashme me ato të personit të përshkruar nga bashkëshorti i 20-vjeçares.  Sipas një raporti të publikuar së fundmi, autoritetet janë përqendruar në kërkimin e të ashtuquajturit ‘informator’, pasi është shumë e rëndësishme që të zbulohet se si është marrë informacioni nga ana e autorëve në lidhje me situatën financiare të kësaj familje të re.

Numri i personave të dyshuar që po hetohen nga policia po ngushtohet, pasi autoritetet  kanë identifikuar 10 të dyshuar që mund të kenë qenë në mes të autorëve dhe po përqendrohen tek ata. Nga këta 10 ka një person specifik, karakteristikat e të cilit duket se janë të ngjashme me një përqindje të madhe, me ato të përshkruara nga bashkëshorti i viktimës.

Si ndodhi ngjarja që tronditi Greqinë?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2021, 20:58

ALASKË- Disa fotografi të vjetra që tregojnë Alaskën e viteve 1990 janë publikuar sëfundmi nëpër media.Nga fotot shihen gjuetarë kafshësh, fëmijë që luajnë...