Aktualitet

Covid-19 prek edhe dëgjimin, mjekja ORL tregon pasojat që të çojnë deri në shurdhëri

5 Qershor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Covid-19 prek edhe dëgjimin, mjekja ORL tregon pasojat që të

TIRANË– Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija.

Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme. Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes.

Mjekja thotë se në mesin e rasteve të shumta që paraqiten në poliklinikë ka edhe persona që kanë shfaqur devijanca të theksuara në perceptimin e aromave. Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.

Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme.

Marrë nga Balkanweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana zaharia koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi klodiana zaharia koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll