Aktualitet

Viktima, me dy emra! Zbardhen të tjera detaje për Shkëlzen Velajn që u vra në Vlorë, identiteti i dytë mund të jetë the

5 Qershor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Viktima, me dy emra! Zbardhen të tjera detaje për Shkëlzen Velajn

VLORË– Shkëlzen Velaj, i cili u vra në Vlorë në derën e shtëpisë kishte dy emra. Mësohet se Shkëlzeni njihej edhe si Altin, identitet me të cili ka dyshime se mund të jetë përfshirë në vepra të ndryshme kriminale. Këto të fundit mund të kenë sjellë dhe përplasje, deri në fundin e tij.

Tre netë më parë Velaj e kuptoi që ndiqej nga një makinë që kishte tre persona brenda. Ai i ‘dha gaz’ makinës së tij dhe kur mbërriti poshtë pallatit ku dhe jetonte, la mjetin ndezur dhe u ngjit me vrap nëpërshkallë duke thirrur të ëmën.

I shpejtë ishte edhe vrasësi, i cili zbriti nga makina dhe bashkë me kallashnikovin e ndoqi deri në derën e shtëpis,ë ku dhe e qëlloi për vdekje. Nëna e Shkëlzen Velaj, e hapi derën, por me vonesë.

Pasi ka kryer vrasjen, autori ka zbritur nga shkallët, ka hipur në mjetin ku e prisnin dy bashkëpunëtorët e tij dhe është larguar që aty. Ata e dogjën makinën dhe deri më sot nuk ka asnjë detaj për autorët.

Shkëlzen Velaj ishte vëllai i Andi Velajt, të riut që mbeti i vrarë në atë që quhet “Masakra e Çoles”, ngjarje e ndodhur në vitin 2015, ku bashkë me Velajn mbetën të vrarë edhe dy shokët e tij, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. 

Pista e hetimit të vrasjes së 42-vjeçarit është hakmarrja e nxitur si pasojë e vrasjeve të ndodhura në vite, të nisura që nga ajo e Çoles. ‘Masakra e Çoles’ që nisi pas një sherri mes disa të rinjve në një kazino dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrasjesh në qytetin e Vlorës përgjatë viteve. Për ‘Masakrën e Çoles’, u vuë në pranga Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj. Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Aliaj dhe Begaj kanë marrë nga 35 vite burg secili.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin velaj andi velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj altin velaj andi velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll