Aktualitet

Grabitje në Tropojë, çifti nga Kosova i marrin me dhunë 50-vjeçares çantën nga dora dhe telefonin, arrestohen në një ho

5 Qershor 2021, 17:50 Nga DOSJA
Grabitje në Tropojë, çifti nga Kosova i marrin me dhunë

TROPOJË– Një çift nga Kosova, Visar Madani 21 vjeç dhe Rinesa Raçi, 18 vjeçe, janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë grabitur me dhunë çantën dhe telefonin një gruaje me inicialet S.B, 50 vjeç, banuese në fshatin Dojan. Ka qenë vetë 50-vjeçarja ajo që ka pas grabitjes ka bërë kallëzim në polici, dhe ka denoncuar ngjarjen.

Kontrollet nga policia kanë bërë të mundur gjetjen e çiftit nga Kosova në një hotel, të cilët janë prangosur. Në dhomën e hotelit janë gjetur edhe një sasi parash, pesë celularë, 9 fishekë pistolete dhe maska anticovid që dyshohet se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi i policisë Tropojë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës. Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V.M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë. Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti nga kosova ne tropoje grabitet 50-vjecarja ne tropoje tropoje arrestohet cifti nga kosova ne tropoje grabitet 50-vjecarja ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 14:02

Gjendet një mjet i braktisur në Fushë Krujë

FUSHË KRUJË– Një makinë e llojit “Benz Mercedez”, është gjetur e braktisur në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë. Sipas nj...