Aktualitet

Covid-19? Jo për festat e polikanëve! Opozita e Kosovës vjen në Shqipëri, mblidhet në inagurimin e një hoteli luksoz në

5 Qershor 2021, 18:51 Nga DOSJA
Covid-19? Jo për festat e polikanëve! Opozita e Kosovës vjen

SHQIPËRI– Covid-19 vijon të jetë ende nëpër këmbë, por kur vjen puna tek festat e politikanëve, masat harrohen. Kjo gjë ka ndodhur sot në Shqipëri, e cila ka pritur Opozitën e Kosovës në inagurimin e një hoteli luksoz. Për momentin në Shqipëri lejohen grumbullimet deri në 15 persona në ambientet e jashtme, me kushtin që të ruhet distanca fizike prej 1.5 metra, por kjo gjë as që bëhet fjalë të ketë ndodhur.

I pranishëm në këtë festë ka qenë edhe vetë kryeminitri Edi Rama i cili falenderoi biznesmenin nga Kosova për investimin e bërë dhe shijoi festën.

Fotot e publikuara nga Reporteri tregojnë një grumbullim masiv të politikanëve opozitarë, më shumë se 100, por distancë nuk ka. Koktejl, muzikë dhe biseda janë ato që shoqërojnë në tavolinë politikanët e Kosovës. Një prej tyre, Ramush Haradinaj është fotografuar me pesë persona të tjerë në tavolinë.

Të pranishëm në këtë festë janë gjithashtu Enver Hoxhaj dhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku. Ndërsa nga LDK-ja janë deputeti Agim Veliu, Besian Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini. Kjo festë nuk është pritur mirë nga mediat e Kosovës.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi golem opozita e kosovës në golem shqiperi covid-19 ne shqiperi golem opozita e kosovës në golem shqiperi

Sondazh

Poll