Aktualitet

‘Ja bëra të qartë Kudretit’/ Dhurata Saliaj ‘informoi’ babain e saj për të qëlluar ish-bashkëshortin, e dënuar m

5 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
‘Ja bëra të qartë Kudretit’/ Dhurata Saliaj

TIRANËDhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, i cili u arrestua ditën e djeshme pasi qëlloi për vdekje me 8 plumba drejt, ish-dhëndrit, Kudret Saliajt, është bashkëpunëtore në krim. Dyshohet se ajo ka qënë personi që ka lajmëruar babain e saj për tu futur në lokal, dhe për të qëlluar ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Hetuesit thonë se Dhurata, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës. Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.

Përballë hetuesve, është shprehur se marëdhëniet me ish-bashkëshortin i ka pasur të acaruara. Saliaj ka treguar se Kudreti i kërcënonte vazhdimisht se do ta vriste, duke shtuar se ai i shkonte edhe te familja e prindërve. Ajo ka thënë se e ëma e saj kishte urdhër mbrojtje nga viktima, dhe se gjatë ditës së djeshme babai e kishte shoqëruar për në Gjykatë, pasi i frikësohej Kudretit, se mund të hakmerrej ndaj saj.

Dhurata Saliaj, dy javë më parë u dënua me 1.4 vite burg për dhunë në familje. Ajo u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e dhunës në familje më 14 maj. Vendim të cilin nëpërmjet avokatit mbrojtës e apeloj më datë 20 maj. Ajo po gjykohej nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që është akuzuar dhe nga mbesa e Kudret Saliajt, se i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë në një faqe online.

Bashkëshortja e Mexhit Picarit, Manushaqe Picari është shprehur për mediat se Kudreti e ka dhunuar disa herë vajzën e saj (Dhurata Saliajn), madje ka treguar se një herë e ka mbyllur në kasolle. Ajo është shprehur se vajzën e ka dhunuar dhe në 2 tetor, në fabrikën ku Dhurata ka punuar.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Kudret Saliaj u qëllua mesditën e djeshme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti ishin në prag divorci dhe ditën e djeshme kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale. Mexhit Picari qëlloi 8 plumba kundrejt ish-dhëndrit të tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që plagosi me një plumb rikoshet avokatin Adriatik Camaj. Picari, i cili ka qënë ish-polic më parë, u arrestua 1 orë pas krimit, pranë banesës së tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj mexhit picari vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj dhurata saliaj mexhit picari vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll