Aktualitet

‘Porositë’ e Ramës/ Zaptuan hapsirat publike dhe ndërtuan pa leje në plazhin e Durrësit, policia arreston 5 biznesmenë

5 Qershor 2021, 08:00 Nga DOSJA
‘Porositë’ e Ramës/ Zaptuan hapsirat publike dhe

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 pronarë biznesesh, pasi kanë zaptuar hapsirat publike dhe ndërtuan pa leje në plazhin e Durrësit.

Në pranga ka rënë Selim Alla, 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.

NJOFTIMI:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme. Vihet në pranga administratori i një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar një rast flagrant tek “Kepi i Rodonit”.Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.’

Çfarë tha Rama?

Rama paralajmëroi me 1 qershor se duke nisur nga java e ardhshme do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit.  Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda kësaj jave, në të lundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestohen 5 biznesmene ne durres edi rama ndertimet pa leje arrestime ne durres arrestohen 5 biznesmene ne durres edi rama ndertimet pa leje

Sondazh

Poll