Aktualitet

ZBARDHET aksidenti në Elbasan/ Gruaja u hodh nga autobusi? Policia ndryshon VERSION: Arrestohet shoferi, kreu manovra të rrezi

5 Qershor 2021, 06:54 Nga DOSJA
ZBARDHET aksidenti në Elbasan/ Gruaja u hodh nga autobusi? Policia ndryshon

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e autobusit që u aksidentua mbrëmjen e djeshme. Ata bëjnë të ditur se ishte shoferi, Dritan Pasha ai i cili bëri manovra të rrezikshme, e që sollën dhe vdekjen e një 47-vjeçareje. Fillimisht u raportua se gruaja u hodh nga autobusi për të shpëtuar, mirëpo policia bën të ditur se ishin manovrat e rrezikshme të shoferit që sollën rrëzimin e pasagjeres nga mjeti. Për fat të keq, ajo humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

“D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, njofton zyrtarisht Policia e Elbasanit.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se pasagjerja ishte hedhur vetë nga dritarja e autobusit, pas një defekti, por sipas policisë kjo pistë nuk qëndron, dhe shkak për vdekjen janë bërë manovrat e rrezikshme të shoferit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan aksidentohet autobusi ne elbasan dritan pasha vdes pasagjerja ne elbasan aksident ne elbasan aksidentohet autobusi ne elbasan dritan pasha vdes pasagjerja ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Qershor 2021, 21:27

Aksident në Cërrik, makina përplas çiklistin

CËRRIK- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik. Mësohet se një automjet ka përplasur një person me biçikletë.Nga përplasja ciklisti ka m...