Aktualitet

Lejonin ndërtime pa leje në Velipojë kundrejt ryshfetit, jepet masa e sigurisë për 2 policët dhe inspektorin e bashkisë

23 Maj 2019, 13:27 Nga DOSJA
Lejonin ndërtime pa leje në Velipojë kundrejt ryshfetit, jepet

SHKODËR- Është dhënë sot masa e sigurisë “arrest shtëpiak” për dy punonjësit e policisë dhe inspektorin e policisë ndërtimore në Bashkinë Shkodër, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi favorizuan ndërtimet pa leje në Velipojë.

Ndonëse se prokuroria i akuzoi për marrje ryshfeti, në këmbim të mundësisë se personave të tretë për të ndërtuar në zonën e mbrojtur të Velipojës, gjykata i dërgoi këto persona në arrest shtepie.

Përparim Zenuni me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë, Ruzhdi Bajrakurti me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë dhe R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër, kanë dalë sot para gjykatës së shkallës së parë Shkodër si të akuzuar për shpërdorim detyre. Para gjyqtares Izabela Radovani ata kanë mohuar akuzat për shkelje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e shkodres ndertime pa leje ne velipoje perparim zenuni ruzhdi bajrakurti gjykata e shkodres ndertime pa leje ne velipoje perparim zenuni ruzhdi bajrakurti

Sondazh

Poll