Bota

Turqia në shënjestër të ‘Mafia-s’, Sedat Peker lidh krimin me politikën e Erdogan

4 Qershor 2021, 21:17 Nga DOSJA
Turqia në shënjestër të ‘Mafia-s’, Sedat Peker

TURQI- Një lajm i përhapur në internet po trondit Turqinë dhe rrezikon partinë AKP të presidentit Rexhep Taip Erdogan-it. Mediat e huaja shkruajnë për 8 videot e postuara në Youtube, ku Sedat Peker ka ngritur akuza në lidhje me vdekjet e dyshimta, përdhunimet dhe tregtinë e drogës, ku pretendon se krimet i ka kryer duke bashkëpunuar me zyrtarë të afërt me Erdoganin.

Tetë video të postuara në Youtube ishin të mjaftueshme për ta kthyer Turqinë tridhjetë vjet në të kaluar ku kryesonte korrupsioni, paqëndrueshmëria ekonomike dhe një klasë politike e lidhur me mjediset më të këqija të Mafias, shpesh me një orientim ultra-nacionalist.

Sedat Peker, një nga udhëheqësit më të fuqishëm të ‘Maffia-s’ në vend, tani i arratisur në Dubai, ka filluar shpërndarjen e videove në kanalin e tij Youtube në të cilën ai flet për marrëdhëniet e tij me protagonistët kryesorë të politikës turke në vitet e fundit, duke përfshirë Ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu dhe me Berat Albayrak, ish-Ministër i Financave. Personat që ai përmend janë të përfshirë direkt ose indirekt në krime të tilla si vrasje, korrupsion, pastrim parash, shantazhe në nivele të ndryshme.

Në videot e tij Peker tregon gjithashtu për betejat për pushtet brenda AKP-së, në të cilat Soylu, portretizohet si një person i pangopur për pushtet. Ministri reagoi duke i quajtur fjalët e Peker si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër Turqisë. Soylu dhe zyrtarët e tjerë qeveritarë i mohojnë akuzat, por për shumë njerëz ato janë shumë të rënda për t’u hedhur poshtë pa hetime paraprake.

Sedat Peker është jashtëzakonisht i pasur, por askush nuk e di se si i bëri të gjitha këto para. Në Turqi ai është shumë i njohur, sepse prej vitesh ka qenë pothuajse i pranishëm  në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme, madje edhe ato institucionale, ku ai u shfaq në zyrat kryesore të shtetit, përfshirë Presidentin Erdogan, i vetmi që nuk e ka sulmuar asnjëherë drejtpërdrejt në videot e tij.

Videot në Youtube janë shfaqje reale, të studiuara në detaje. Ato zgjasin pothuajse një orë, kohë gjatë së cilës Peker e mbush historinë e tij gjatë viteve kur frekuentonte politikën turke. Bosi, i cili u arratis nga Turqia në 2019 pasi ka mbërritur në Dubai, në mënyrë të përsëritur deklaron se ai ka vendosur të tregojë gjithçka që di sepse beson se është tradhtuar nga AKP.

Videot kanë arritur një sukses të paparë, të shikuar nga miliona njerëz. Rrëfimet e Peker mund të mos kenë një ndikim të menjëhershëm në numrin e mbështetësve të Erdoganit, por ato do të njollosnin në mënyrë të pashmangshme besueshmërinë e qeverisë nëse prokurorët dhe shumica e AKP-së në parlament nuk ndërmarrin veprime për të hetuar pretendimet.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota akp berat albayrak rexhep taip erdogan sedat peker suleyman soylu akp berat albayrak rexhep taip erdogan sedat peker suleyman soylu

Sondazh

Poll