Aktualitet

Tensione në gjyqin “Shullazi”, Gilmando Dani përplaset me kryesuesen e seancës

23 Maj 2019, 12:27 Nga DOSJA
Tensione në gjyqin “Shullazi”, Gilmando Dani përplaset me

TIRANË- Seanca e sotme në ngarkim të grupi “Shullazi” është shtyrë sërish. Mes tensioneve në sallë seanca nuk ka arritur që të zhvillohet pasi, avokatët dhe të pandehurit janë larguar nga seanca.

Ka qenë Gilmando Dani ai që i ka kërkuar gjyqtares Saida Dollanit shpjegime dhe të tregonte nëse ajo ishte është kërcënuar apo jo. Dani ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar.

Por edhe pse ajo është pyetyr nga i pandehuri, ajo nuk ka dhëënë përgjigje dhe i ka bërë thirrje disa herë që të ulej. Por Dani nuk është bidur urdhëritt ë saj, gjë ka sjellë dhe përjashtrimin e tij nga seanca.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre. “Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, mësohet të ketë thënë Zela gjatë seanës së gjyqit. Ndërkohë mësohet se gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen sot, por gjykata e ka refuzuar.

Kjo është e dhjetë herë që seanca gjyqësore ndaj grupit Shullazi shtyhet në 4 muajt e fundit. Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çeshtja shullazi emiliano shullazi gilmando dani krimet e renda saida dollani çeshtja shullazi emiliano shullazi gilmando dani krimet e renda saida dollani

Sondazh

Poll