Aktualitet

Hyrja u shemb, si u inagurua me bujë 4 muaj më parë komisariati nr.6 në Tiranë (Foto+VD)

  • Me gërshërë në duar dhe të buzëqeshur, si e inauguruan 4 muaj më parë Veliu dhe Lleshaj Komisariatin nr.6 (VD)
  • 2 milionë euro u shembën si rërë, FUSHA Sh.p.k rindërtoi komisariatin nr.6, lidhja me Tahirin dhe Sotën
  • 4 muaj pas rikonstruktimit shembet hyrja e komisariatit numër 6 në Tiranë. Nuk ka persona të lënduar.
    Featured image of article: Hyrja u shemb, si u inagurua me bujë 4 muaj më parë komisariati nr.6 në Tiranë (Foto+VD) Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë inagurimit të Komisariatit numër 6
    Përditësuar:

    Tiranë- Pasditen e djeshme hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë është shembur. Për këtë ngjarje nuk raportohen persona të lënduar.

    Theksojmë se pas rikonstruktimit godina e këtij komisariati u inaugurua nga ministri Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, më 11 janar të 2019. Pra 4 muaj pas rikonstruktimit hyrja e kësaj godine është shembur.

    Miratimi nga qeveria për këtë vendim është shkurt të 2017 dhe projekti përfshinte rikonstruktimin e të gjithë ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti shtesë.

    Gjatë inaugurimit Ardi Veliu u shpreh se për këtë projekt janë harxhuar nga buxheti i shtetit  239 milion lekë  për këtë komisariat, ku janë rreth 150 punonjës policie.

    “Me një fond prej 8 milion lekësh është realizuar edhe kompletimi i të gjitha zyrave me orendi e pajisje zyre të reja, duke krijuar kushte normale punë në çdo ambient. Në këto ambjente, ku krahas zyrave për personelin e të gjithë strukturave të Komisariatit, janë edhe blloku i dhomave të shoqërimit (zyra e marrjes së kallëzimit, zyrë intervistimi, zyrë proceduriale), salla e “TI”-së, salla Operative, ambientet për rregjimin e uniformës (meshkuj,femra), palestra/salla e forcës, magazinat dhe ambiente ndihmëse, arkivi, sallë mbledhjesh me kapacitet rreth 100 persona. Tashmë qytetarët do të marrën një shërbim cilësor e në kushte optimale duke bërë që besimi i komunitetit ku ju i shërbeni të rritet akoma edhe më shumë.”, u shpreh Veliu.

    J.V/Dosja.al

    • 9:37

      Me gërshërë në dorë dhe të buzëqeshur, si e inauguruan 4 muaj më parë Veliu dhe Lleshaj Komisariatin nr.6 (VD)

      Tiranë- Hyrja e Komisariati numër 6 në Tiranë është shembur 4 muaj pas inagurimit. Më 11 janar të 2019 godina e Komisariatit numër 6 është inaguruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

      Gjatë inagurimit Ardi Veliu u shpreh se për këtë projekt janë harxhuar nga buxheti i shtetit  239 milion lekë  për këtë komisariat, ku janë rreth 150 punonjës policie.

      Foto pas inagurimit të Komisariatit

      “Me një fond prej 8 milion lekësh është realizuar edhe kompletimi i të gjitha zyrave me orendi e pajisje zyre të reja, duke krijuar kushte normale punë në çdo ambient. Në këto ambjente, ku krahas zyrave për personelin e të gjithë strukturave të Komisariatit, janë edhe blloku i dhomave të shoqërimit (zyra e marrjes së kallëzimit, zyrë intervistimi, zyrë proceduriale), salla e “TI”-së, salla Operative, ambientet për rregjimin e uniformës (meshkuj,femra), palestra/salla e forcës, magazinat dhe ambiente ndihmëse, arkivi, sallë mbledhjesh me kapacitet rreth 100 persona.”, u shpreh ndër të tjera Veliu.

    Shto Koment