Bota

Vrasja e ish-boksierit Berdesi/ E dashura po tregon gjithë çfarë di në Polici! S’pyet për kërcënimet, rrëfimi i efekti

4 Qershor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Vrasja e ish-boksierit Berdesi/ E dashura po tregon gjithë

ATHINË– Pika kryesore e zbardhjes së vrasjes së ish-boksierit Tasos Berdesis konsiderohet dëshmia e partneres së tij, e cila sipas avokatit ka marrë shumë kërcënime për jetën. Elissavet Karypidou, pavarësisht se është tronditur nga vrasja, bashkëpunon po me policinë për të gjitha detajet që mund të hetojnë çështjen. Po ashtu disa muaj para se të vritej, Berdesis ishte ndaluar nga një oficer policie, të cilit i kishte bërë me dije se kishte hyrë në rrugë “të drejtë”.

“Ai vetë m’u afrua dhe më tha kush ishte. E pashë të qetë dhe madje ai më tha se kishte ndryshuar kurs dhe se kishte marrë rrugën e drejtë. Unë zakonisht i mbaj mend fjalët e tij. Më tha se  ishte kthyer në rrugën e Zotit dhe gjithçka ishte mirë,“-tregoi efektivi.

Ku përqendrohen autoritetet?

Autoritetet janë përqendruar në mosmarrëveshjet personale që boksieri ka pasur gjatë gati 3 viteve të fundit, kryesisht në qytetin e Patras. Me kë kishte llogari të hapura? Kush e kishte kërcënuar? Të dyshuarit kryesorë janë 2 persona, njëri prej tyre është një biznesmen i njohur në qytet, i cili ishte konfrontuar edhe publikisht me viktimën.

Boksieri grek Tasos Berdesis u ekzekutua mëngjesin e 1 qershorit në zonën e Varit në Athinë. 39-vjeçari është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e tij është larja e hesapeve mes bandave. Autorët e qëlluan me kallashnikov nga një makinë boksierin, i cili po shkonte në palestër. Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 gëzhoja. Ndërsa shqiptari Aris Papas u vra një natë para tij teksa pinte kafe.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni tasos berdesis vritet boksieri ne greqi tasos berdesis vritet boksieri ne greqi

Sondazh

Poll