Bota

‘Asnjë ADN tek thonjtë e Caroline’/ Vrasja e 20-vjeçares kthehet në dhimbje koke për Policinë greke, asnjë e re. Zvog

4 Qershor 2021, 07:00 Nga DOSJA
‘Asnjë ADN tek thonjtë e Caroline’/ Vrasja e

ATHINË– Vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch është kthyer në një dhimbje kokë për Policinë greke. Raundi i parë i rezultateve të ADN-së ka përfunduar por nuk është zbuluar asgjë. Të gjitha materialet që janë gjetur tek e reja, nuk kishin asnjë informacion të vlefshëm për hetuesit, duke e çuar ngjarjen në një pikë kritike.

Po ashtu, fat nuk është pasur edhe me skicën e të dyshuarve që është ndërtuar. Skica është krahasuar me profilet e 30 kriminelëve por deri më tani nuk ka pasur asnjë të re dhe asnjë përputhje me ta. Për t’ju afruar autorëve, Policia ka ngushtuar rrethin. 

Lista e të dyshuarve është zvogëluar në 10 persona, që përbëhet nga kriminelë të kombësive të ndryshme, gjë që e bën edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes që tronditi opinionin publik. 

“Është një rast i vështirë. Na duhet më shumë kohë sesa mendonim, por po i afrohemi zbardhjes,”-tha një oficer policie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, pak javë më parë ku tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë e çiftit. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Ishte ai që pretendohet se njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Bashkëshorti i viktimës bëri me dije se vetëm pak ditë para grabitjes kishin shitur një tokë për 100 mijë euro por i kishin investuar menjëherë. Ndërsa në banesë kishin mbajtur vetëm 15 mijë.

Deri më tani hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës. Megjithatë ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.

Marrë nga TaNea

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll