Bota

I dënuar me vdekje se është kundër regjimit “Lukashenko”/ Gazetari bjellorus shfaqet në televizion, i PËRLOTUR: Shpres

4 Qershor 2021, 06:25 Nga DOSJA
I dënuar me vdekje se është kundër regjimit

BJELLORUSI– Gazetari Bjellorus Roman Protasevich, i cili u arrestua në Minsk pasi u arrestua me një fluturim të devijuar muajin e kaluar, është shfaqur në një intervistë i përlotur në televizionin shtetëror.

Në intervistë, ai rrëfeu për organizimin e protestave anti-qeveritare dhe vlerësoi Presidentin Alexander Lukashenko. Familja e Protasevich thotë se intervista u zhvillua me detyrim e nën presion, shkruan BBC.

Në fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se shpresonte një ditë të martohej dhe të kishte fëmijë. Babai i gazetarit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e dhimbshme të shikonte të birin, duke dhënë atë intervistë.

Pse u akuzua ai?

Gazetari bjellorus është një nga themeluesit e medias opozitare NEXTA, që është bërë një nga burimet kryesore të lajmeve për protestat në Bjellorusi. Gazetari ndihmoi në koordinimin e protestave dhe konsiderohet kundërshtar i qeverisë së vendit pasi ka mbuluar përgjatë gjithë vitit 2020 demonstratat anti-qeveritare. KGB e ka futur atë në listën e terroristëve. Nga Bjellorusia, Protasevich përballet me akuza ekstremizmi, duke përfshirë organizimin e trazirave masive dhe nxitjen e urrejtjes shoqërore, lidhur me protestat në fund të vitit të kaluar. Ai i mohon këto akuza por mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota roman protasevich roman protasevich

Sondazh

Poll